Krasniqi: Thaçi po na paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar

Aktuale

Krasniqi: Thaçi po na paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar

Nga: A.M. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:27
Hashim Thaçi

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë se presdienti i Kosovës, Hashim Thaçi po paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se rreth deklaratave kundërthënëse të Thaçit për asocacionin e komunavë serbe në Kosovë.

“Nëse Thaçi Kryeministër do të ishte kaq kundërshtues i Asociacionit sikurse po na del Thaçi President, ne sot nuk të merreshim me pasojat që ai i ka krijuar në vitin 2013”, ka shkruar në Facebook.

Postimi i plotë:                

Thaçi po na paralajmëron për rrezikun e shpërthimit të një bombe të cilën vet e ka montuar

Thaçi President po na thotë se “Asociacioni është fillim i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga brenda, dhe se është si Republika Srpska”.  

Thaçi Kryeministër na thoshte se “Asociacioni është vetëm një OJQ, dhe se Marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”.

Nëse Thaçi Kryeministër do të ishte kaq kundërshtues i Asociacionit sikurse po na del Thaçi President, ne sot nuk të merreshim me pasojat që ai i ka krijuar në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat