Rithemelohet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Aktuale

Rithemelohet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:49
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e së premtes para Kuvendit shpalli të riaktivizuar Këshillin për zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se agjenda 2030, e emëruar si e tillë mund të duket komplekse, por është mundësia që të përmes kësaj agjende të përbashkët të matet progresi i shënuar ndër vite.

“Nga emërtimi zyrtarë i kësaj agjende kjo mund të duket si gjë komplekse me të cilat merren vetëm politik bërësit, por përkundrazi, kjo është agjenda jonë e përbashkët dhe mundësia jonë që në mënyrë uniforme të gjithë së bashku ta masim progresin që kemi shënuar, për t’i siguruar çdo qytetari një jetë të dinjitetshme”, tha Osmani.

Ajo tha se Kuvendi i Kosovës e ka kuptuar rëndësinë e kësaj agjende.

“Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjende, prandaj edhe kohë më parë e kemi miratuar rezolutën për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm e cila më pastaj ka mundësuar edhe themelimin e Këshillit të Qëndrueshëm në vitin 2018. Por, fatkeqësisht për shkak të dinamikave politike ka këshilli nuk kishte arritur që të realizoj misionin e vet, siç ishte planifikuar”, tha Osmani.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, është emëruar kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se ka pranuar me kënaqësi këtë pozitë, duke shtuar se tashmë kanë filluar me përkushtim të punojnë bashkë me kryesinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat