Haradinaj: E përgëzoj Qeverinë që kanë gjetë kohë me ardhë në seancë, votoni Projektligjin për rimëkëmbje

Aktuale

Haradinaj: E përgëzoj Qeverinë që kanë gjetë kohë me ardhë në seancë, votoni Projektligjin për rimëkëmbje

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:12
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që t’i japin përkrahje votimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Ju bëjë thirrje edhe njëherë deputetëve që ti japim përkrahje këtij Projektligji”, tha Haradinaj.

Ai përgëzoi Qeverinë për pjesëmarrje në këtë seancë.

“E përgëzoj Qeverinë që paskan gjet kohë me ardhur sot në seancë, dhe ky është sinjal i mirë që ky ligj do ta merr përkrahjen e deputetëve.

Ta votojmë në lexim të parë, dhe jemi të gatshëm me përkrahë propozimet e opozitës gjatë leximit të dytë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat