Hamza: Nuk e votojmë “Rimëkëmbjen ekonomike”, tërheqja e Trustit rregullohet me një amendament

Aktuale

Hamza: Nuk e votojmë “Rimëkëmbjen ekonomike”, tërheqja e Trustit rregullohet me një amendament

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:24
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, tha se ligji i propozuar nga qeveria për rimëkëmbje ekonomike nuk iu ndihmon bizneseve për çka tha se propozon që të bëhet një ligj të mirëfilltë.

Ai tha se si PDK do të votojnë vetëm nëse sillet ligji për tërheqjen e Trustit pensional.

"Ne si PDK jemi të interesuar që duke u bazuar në gjendjen e rëndë të gjendjes ekonomike sektori privat, bizneset, të punësuarit janë në gjendje jo të mirë. Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, ti kyçim odat dhe të gjithë ata dhe ta bëjmë një ligj të mirë. Përndryshe, nëse është në pyetje vetëm mjetet e Trustit ne propozojmë që me një amandament dhe kjo punë kryhet me një procedurë të përshpejtuar", tha ai.

Hamza tha se ligji i propozuar nga qeveria nuk iu ndihmon bizneseve.

"Ligjin të cilin e ka propozuar qeveria nuk ka substancë, nuk është ligj që iu ndihmon bizneseve, prandaj ne mendojmë që duhet të kemi një ligj të mirë. Të përkrahen bizneset përmes granteve gastronomia, bizneset e vogla. Subvencionohet norma e interesit, të ndihmohen të punësuarit në sektorin privat", tha ai.

"Qeveria është mirë të votojë propozimin tonë se është më i dobishëm. Nëse është në pyetje veç Trusti mos e emëroni ligj për rimëkëmbje ekonomike, sillni ligjin për Trustin do t'ua japim votat", tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat