Rron Gjinovci tregon pse u shokua Hashim Thaçi prej Tienmu Ma

Aktuale

Rron Gjinovci tregon pse u shokua Hashim Thaçi prej Tienmu Ma

Nga: N.Sh. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:35
Tienmu Ma dhe Albin Kurti

Analisti politik Rron Gjinovci, ka zbuluar pse amerikani Tienmu Ma po dëbohet nga Kosova.

Sipas Gjinovcit, Ma po dëbohet vetëm pse ishte konsulent i Komisionit hetimor Parlamentar për çështjen e turqve të dëbuar.

Ai thotë se Ma ishte shkaktari që Hashim Thaçi nuk shkoi në komisionin hetimor, dhe u pat shokuar me profesionalizmin e punës hetimore në rastin në fjalë.

Gjinovci pohon se dikur, kur të ketë drejtësi në Kosova ata kaën me dalë në bankën e të akuzuarve, kurse Tienmu do ttë vazhdoj të kontribuoj në Kosovë.

Postimi i plotë:

Tienmu Ma nuk po dëbohet veç pse është këshilltar i Kurtit, por në radhë të parë sepse ishte konsulnet i komisionit hetimor parlamentar për çështjen e "gylenistëve". Ky person, ishte shkaktari që Hashim Thaçi të mos shkonte ma para komisionit hetimor, sepse Thaçi dhe stafi i tij u patën shoku prej profesionalizmit të punës hetimore në rastin në fjalë dhe nuk guxojshin ma me marrë pjesë në te.

Në fakt, raporti përfundimtar i dërgum në prokurori, e mban përgjegjës penalisht në mënyrën ma profesionale Thaçin dhe ata pishpirikat që e kanë nënshkru edhe dëbimin e Tienmu, e që janë të njejtit që i kanë dëbu kundërligjshëm "gylenistët".

Dikur, kur të ketë drejtësi në Kosovë ata kanë me dalë në bankën e të akuzumve, e Tienmu do të vazhdojë me kontribu në Kosovë me profesionalizmin e tij ekselent.

Deri atëherë shpresoj që edhe ShBA ta ketë një administratë që nuk kujdeset për interesat biznesore të presidentit amerikan dhe vartësve të tij, por të qytetarëve amerikanë, ashtu që ambasadat e saj me i mbrojtë mirëfilli të drejtat e qytetarëve amerikanë jashtë ShBA-ve, pavarësisht bindjeve të tyne ideo-politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat