Flet Nasim Haradinaj rreth aksionit të EULEX-it në zyret e OVL të UÇK-së: U realizua urdhëri i këtij personi

Aktuale

Flet Nasim Haradinaj rreth aksionit të EULEX-it në zyret e OVL të UÇK-së: U realizua urdhëri i këtij personi

Nga: A.ZH Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:48
Nasim Haradinaj

Një aksion i EULEX-it është duke ndodhur në zyrat e OVL të UÇK-së, kur priten arrestime të reja.

Lajmin për “Bota sot” e ka konfirmuar edhe nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.

Ai thotë se për momentin nuk është në zyre dhe nëse ndodhi kjo, thotë se iu realizua urdhri Vehbi Kajtazit.

“Unë nuk gjendem në zyre, por sekretari ma konfirmoi lajmin se ka aksion të EULEX-it atje. Nëse po ndodh kjo, u realizua urdhri e kryeprokurorit Vehbi Kajtazi. Tani e tutje s’kemi ne asnjë problem, tash mbetet Vehbi Kajtazi me dëshmu atë që e ka thënë”, tha Haradinaj për “Bota sot”.

Haradinaj nuk e din nëse ka arrestime.

“Nuk e di a ka arrestime, pasi nuk po e lënë as avokatin të hyjë në zyre”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se EUELX-i nuk mund të kryejë aksionin pa praninë e Policisë së Kosovës.

“Sidoqoftë, është e padrejtë në këtë formë. Kanë të drejtë të kryejnë aksionin, por jo pa praninë e Policisë së Kosovës. Ne nuk jemi lëndë e tyre, këta vetëm mundem të asistojnë”, është shprehur ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat