Pas bastisjes së EULEX-it, kjo është deklarata e Tomë Gashit

Aktuale

Pas bastisjes së EULEX-it, kjo është deklarata e Tomë Gashit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:07
Tomë Gashi

Pavarësisht që forca të shumta të EULEX-it po shihen në zyrat e veteranëve, avokati Tomë Gashi u paraqit në zyrat e OVL-UÇK-së, duke thënë se beson që EULEX-i nuk po e kërkon askënd.

“Unë besoj që nuk po e kërkojnë askënd, atë që e kërkojnë e dinë se ku me gjet”, tha Gashi për media.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat