Reagon ashpër avokati Halilaj: Ju paralajmërova, mos luani me Gjykatën Speciale

Aktuale

Reagon ashpër avokati Halilaj: Ju paralajmërova, mos luani me Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:11
EULEX në zyrët e OVL-UÇK

Avokati Gazmend Halilaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për aksionin e EULEX-it, ku edhe e arrestoi kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin.

Halilaj thotë se e kam paralajmëruar para dhjetë ditë se do të ndodh një aksion i tillë.

Ai ka kërkuar që mos të luhet me Gjykatën Speciale, dhe mos të kanosin ata që kërkojnë drejtësi.

Postimi i plotë:

A ju paralajmërova para (10) dite. Mos luani me Gjykaten Speciale, mos i kanosni ata që kërkojnë drejtësi dhe dëshmojnë për drejtësinë.

Mos u mundoni të shantazhoni njerëzit duke i etiketuar, pra nëse e keni shprehi të etiketoni njerëzit, etiketomni mu hiq dert se kam, por jo qytetarët e vuajtur.

E përsëris etiketomni mu por jo njerëzit e vuajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat