Hidhen shishe në drejtim të EULEX-it para zyrës së OVL të UÇK-së

Aktuale

Hidhen shishe në drejtim të EULEX-it para zyrës së OVL të UÇK-së

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se Gucati asnjëherë nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Haradinaj tha se ai do t’i dorëzohet vetëm pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pasi që Gjykatën Speciale nuk e njohin dhe do të punojnë gjithmonë kundër kësaj gjykate.

Këto komente Haradinaj i bërë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së organizatës së veteranëve të luftës se UCK-së.

***

Në zyrat e veteranëve ku po zhvillohet bastisja nga EULEX-i, është shtuar edhe numri i policëve të Kosovës që po qëndrojnë para objektit të OVL-UÇK-së.

Po ashtu, pas paketave të veçanta që i EULEX-i i futi në objektin e OVL-UÇK-së, tani po shihet se prapë po i fusin brenda disa paketa, por të njëjtat janë të mbyllura.

Ende nuk dihet se çfarë ka brenda tyre.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së, ku edhe u arrestua Hysni Gucati.

Image

Hidhen shishe në drejtim të EULEX-it para zyrës së OVL të UÇK-së

Qytetarë të grumbulluar para zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të hedhin shishe në drejtim të zyrtarëve të EULEX-it, pas arrestimit të kreut të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

Image
Image

***

Veteranët e UÇK’së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati të prangosur nga policia e EULEX’it.

Aty janë parë një grumbuj I veteranëve teksa kanë fishkëlluar dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX’it disa minuta më parë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.

Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.

Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat