Selimi e quan Hotin kryeministër butaforik: Qytetarët nuk kanë nevojë për mashtrime të përditshme

Aktuale

Selimi e quan Hotin kryeministër butaforik: Qytetarët nuk kanë nevojë për mashtrime të përditshme

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:20
Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Hoti.

Selimi ka thënë se nëse nuk do ta kishin quajtur kryeministrin Hoti kryeministër ilegal, do ta kishin quajtur kryeministër butaforik.

“Referuar deklarimeve, veprimeve të kreut të qeverisë ilegjitime nëse jo kryeministër ilegal do ta kishim quajtur kryeministër butaforik. Nuk ka ditë që nuk e thonë nga një deklarim, që pas disa ditëve del fallc. Thanë që po shkojnë për njohje reciproke, duke hequr dorë nga kjo, thanë se po shkojnë për marrëveshje e u kthyen me një letër të zotimeve të njëanshme e quajtën marrëveshje madje edhe Zajednicën e komunave serbe e quajnë Zajednicë amerikane”, tha Selimi.

Selimi tutje theksoi se fitoren e Serbisë në ndarjen e Ujmanit e proklamojnë si fitore të Kosovës.

“Këta po notojnë mbi gjysmë të vërtetat e përhershme. Butaforia ilustrohet edhe me gjysmën e vërtetë të tyre si më poshtë: Thonë po dialog, por edhe negociojnë, po investime por jo për Kosovën, po marrëveshje por jo marrëveshje zotime, po koalicion qeveritar jo shumicë në Kuvend, po aksione të policisë por jo sukses… Thanë që po bëjnë aksion kundër krimit të organizuar në Karaçevë por e pamë se çka sekuestruan dy pako letra bixhozi, dy fletë A4. Thanë që do të merren për miliarda nga Amerika, e kuptuam që bëhet fjalë vetëm për 100 milionë dollarë edhe ato kredi. Thanë se me Serbinë bisedojnë për njohje, e u zotuan për moratorium të shtetësisë së Kosovës. Thanë që po bëjnë plan për rimëkëmbje me 400 milionë, por pamë që bëhet fjalë për paret e qytetarëve nga kursimet e tyre që ti ndihmojë ata…”, u shpreh Selimi.

Selimi shtoi se qytetarët kanë nevoja të përditshme por jo për mashtrime të përditshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat