Pse Nasim Haradinaj ‘iku’ nga zyrat e OVL-UÇK-së?

Aktuale

Pse Nasim Haradinaj ‘iku’ nga zyrat e OVL-UÇK-së?

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:21
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, edhe pse kishte planifikuar të ishte në zyrat e organizatës së tij para se të arrestohej Hysni Gucati, ka thënë për se nuk do të paraqitet në këto zyra, meqë aty ndodhet EULEX-i.

“ Unë nuk do të shkoj në ato zyra derisa të qëndrojë okupatori aty. Unë nuk i njoh. Ju e dini u tregova se isha duke shkuar në zyrë se më thirri kryetari im, por meqë atë e morën, unë nuk do të shkoj në zyrë”, tha Haradinaj.

Se a do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryetarit të tyre, Haradinaj nuk kishte ndonjë informatë, por se ka treguar se është rrugës për të ardhur në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat