Deputeti Syla: S’ka vlerë pyetja ime kur janë arrestuar krerët e OVL të UÇK-së

Aktuale

Deputeti Syla: S’ka vlerë pyetja ime kur janë arrestuar krerët e OVL të UÇK-së

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:40
Gazmend Syla

Ndonëse një orë më parë u arrestua kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, Kuvendi i Kosovës po i vazhdon punimet e tij, pa ndërprerje dhe me rrjedhën normale të saj.

E kjo situatë duket ta ketë shqetësuar vetëm deputetin Gazmend Syla nga radhët e AAK-së.

Ai ndonëse kishte përgatitur pyetje parlamentare, e ka tërhequr atë duke thënë se pyetja e tij nuk ka rëndësi dhe vlerë, tani kur janë arrestuar krerët e OVL të UÇK-së.

“Mendoj se pyetja ime tani nuk ka vlerë, në një situatë kur janë arrestuar personat kyçë të OVL të UÇK-së”, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat