Reagon Selmanaj, e quan spektakël dhe veprim të padrejtë arrestimin e Gucatit

Aktuale

Reagon Selmanaj, e quan spektakël dhe veprim të padrejtë arrestimin e Gucatit

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:13
Rasim Selmanaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për aksionin e EULEX-it, gjatë së cilit u arrestua kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin.

Selmaj këtë aksion e quajti spektakël dhe se ky veprim i padrejtë po irriton qytetarët e Kosovës.

"Veprime të padrejta në emër të ‘drejtësisë’ të një gjykate fatkeqësishtë njëetnike", u shpreh Selmanaj, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Spektakel dhe veprime që iriton çdo qytetarë të Kosovës!

Nuk e e di pse ka arsye për operacione e bastisje, kur secili që ka qen deri me tash i ftuar nga gjykata speciale i është përgjigjur vullnetarisht drejtësisë.

Veprime të padrejta në emër të ‘drejtësisë’ të një gjykate fatkeqësishtë njëetnike!

RS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat