Bie numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, arrin në 15 mijë e 379 numri i pacientëve të shëruar

Aktuale

Bie numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, arrin në 15 mijë e 379 numri i pacientëve të shëruar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Në Kosovë ka rënë numri i personave të infektuarve me COVID-19, ndërsa është rritur numri i pacientëve të shëruar nga virusi.

Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 101 persona, ndërsa raste të  reja janë konfirmuar 46.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga virusi COVID-19, ka arritur në 15 mijë e 379, kurse raste aktive janë 1 mijë e 674, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 15 raste.

Pastaj, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste.

Komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste.

Komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.

Që nga fillimi I pandemisë e deri tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 617 qytetarë.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat antiCovid.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat