Familja Imeri: Mos bini pre e skenarëve të këtij politikani, ai është organizatori i sulmeve ndaj Speciales

Aktuale

Familja Imeri: Mos bini pre e skenarëve të këtij politikani, ai është organizatori i sulmeve ndaj Speciales

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:47
Haki Imeri

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përshëndetur arrestimin e kreut të OVL të UÇK-së Hysni Gucatit nga Gjykata Speciale.

Në një reagim në Facebook, familja Imeri ka uruar që Gucati të ketë sjellje korrekte ndaj drejtësisë.

Ata kanë akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, si ideator dhe organizator të të gjitha sulmeve ndaj Speciales, përcjell Bota sot.

Familja Imeri ka apeluar që veteranët të mos bien pre e Thaçit, pasi ai në fund do t’i fajësoi ata për sulm ndaj Speciales.

Reagimi i tyre i plotë:

Veprimet e sotme të Gjykatës Speciale dhe arrestimin e shefit të veteranëve të rremë e përshëndesim dhe urojmë që ai të ketë sjellje korrekte ndaj drejtësisë.

Është e qartë se Thaçi me CO është ideatori, organizatori, i të gjitha sulmeve ndaj drejtësisë dhe Gjykatës Speciale.

Mos bini pre e skenarëve të Thaçit dora vet, se kështu kanë rënë edhe më parë...

Hashim Thaçi më në fund do t’ua thotë se vet jeni fajtor, që po sulmoni Gjykatën Speciale.

Image
Reagimi i familjes Imeri në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat