​Grupet parlamentare pro amendamentit kushtetues që garanton barazinë gjinore

Aktuale

​Grupet parlamentare pro amendamentit kushtetues që garanton barazinë gjinore

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:14
Kuvendi i Kosovës

Grupet parlamentare shqiptare janë shprehur pro amendamentit kushtetues, ku përfshihet Konventa e Stambollit për të garantuar respektimin dhe shtytjen përpara të barazisë gjinore.

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj tha se ky është një instrument i rëndësishëm ndërkombëtar që parandalon dhe lufton dhunën ndaj grave.

Manaj: Kushtetutës sonë moderne nga sot i shtohet edhe një instrument i rëndësishëm ndërkombëtar

“Kushtetutës sonë moderne nga sot i shtohet edhe një instrument i rëndësishëm ndërkombëtar Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftës ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, tha ai

Përkrahje dha në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja Saranda Bogujevci.

Bogujevci: Ne e kemi përkrah dhe vazhdojmë të përkrahim këtë amendament

“Ne e kemi përkrah dhe vazhdojmë të përkrahim këtë amendament”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti tha se vendi ynë do përfitojë mjaft shumë me votimin e kësaj konvente.

Ismaili-Ahmeti: Shteti do të përfitojë mjaft shumë me votimin e kësaj konvente

“Shteti do të përfitojë mjaft shumë me votimin e kësaj konvente, prandaj votojeni deputetë të nderuar. PDK-ja ofron mbështetje për këto ndryshme dhe jo vetëm votën, por gjithë angazhimin tonë politik që dhuna ndaj gruas të jetë një tregim i së kaluarës”, tha ajo.

Kurse deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i kërkoi votën edhe grupeve parlamentare jo shumicë.

Haxhiu: derisa thërrasim dhe grupet tjera parlamentare jo shqiptare

“Ne si grup parlamentare normal që do të përkrahim, derisa thërrasim dhe grupet tjera parlamentare jo shqiptare pasi mandatin e kaluar nuk ka pasur mbështetje”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat