Abazi me akuza të rënda: Klani Pronto-Prapashtica ka futur Gjykatën Speciale në Kosovë

Aktuale

Abazi me akuza të rënda: Klani Pronto-Prapashtica ka futur Gjykatën Speciale në Kosovë

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:25
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar ashpër pas arrestimit të Hysni Gucatit, kryetarit të OVL-UÇK-së.

Abazi fajtor kryesor të këtij arrestimi i bëri Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, që sipas tij këta të fundit ishin faktorët kyq në formimin e Gjyktës Speciale.

"Serbia ka futur kriminelët në institucionet e Kosovës ndërsa klani PRONTO-Prapashtica ka futur Gjykatën Speciale në Kosovë bashkë me demarakcionin dhe asociacionin", deklaroi Abazi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ajo që është thënë mbrëmë në emisione është genjeshtër. Kam katër javë që jam në Amerikë dhe jo në Prishtinë. Pak ka rëndësi kjo por ajo që po ndodhë në Prishtinë me arrestimet është dhuratë e atyre që kanë dredhur duar për ta votuar gjykatën speciale dhe atyre që në mesnatë kanë dredhur duar për ta bërë qeverinë me Listën Srpska.

Serbia ka futur kriminelët në institucionet e Kosovës ndërsa klani PRONTO-Prapashtica ka futur gjyaktën speciale në Kosovë bashkë me demarakcionin dhe asociacionin. Thaçi me Isën janë koka e së keqes, mos humbni kohë e as energji duke e kërkuar fajtorin gjetiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat