Çështja e vrasjes së Oliver Ivanoviq kthehet në procedurë të re

Aktuale

Çështja e vrasjes së Oliver Ivanoviq kthehet në procedurë të re

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:57
Oliver Ivanoviq

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Prishtinë ka vendosur ta kthejë në procedurë të re çështjen në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Një vendim i tillë u mor pasi avokatët e mbrojtjes apeluan vendimin duke refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas fjalëve të avokates Jovana Filipoviq, e cila është avokatja mbrojtëse e Silvana Arsoviq, vendimi i gjykatës së shkallës së parë u revokua sepse nuk ka dyshim të bazuar se e dyshuara ka kryer veprën për të cilën akuzohet, raporton RTS.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP, Oliver Ivanoviq u vra në janar të vitit 2018 para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat