Janë bërë më shumë se gjashtë orë që kur zyrtarë të EULEX-it, po zhvillojnë një aksion në zyre e OVL të UÇK-së në Prishtinë.
Ata kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate Hysni Gucati, ndërsa para pak çastesh kanë arrestuar edhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
Por, ende presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti, nuk kanë komentuar ende këtë aksion.
Kjo e ka shqetësuar edhe analisti politik Blerim Vela, i cili ka thënë se në kohën kur duhet lidership dhe menaxhim i situatës, Thaçi dhe Hoti janë “strukur si struci”, përcjell Bota sot.
“Po bëhen mbi 6 orë nga fillimi i aksionit në zyret e OVL UÇK, arrestimit të kryetarit dhe nënkryetarit të saj, dhe asnjë deklaratë nga kryeministri Hoti apo Presidenti Thaçi. Në kohën kur duhet lidership dhe menaxhim i situatës, të dytë janë të strukur si struci!”, ka shkruar Vela në një postim në Facebook./BS