Arrestimet nga Specialja, reagon Nisma e Fatmir Limajt

Aktuale

Arrestimet nga Specialja, reagon Nisma e Fatmir Limajt

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:40
Fatmir Limaj

Partia e Fatmir Limajt ka reaguar pas arrestimeve të sotme nga hetuesit e Speciales.

Nisma Socialdemokrate përmes një reagimi deklarojnë se me shqetësim ka ndjekur zhvillimet e sotme në selinë e OVL të UÇK-së dhe shprehë mospajtimin e saj për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL- UÇK-së në selinë e saj.

“Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjellës në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, është shqetësuese që në aktakuzën e bërë publike nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, Prokuroria ka dalë nga mandati dhe zotimi se objekt i hetimit do të jenë vetëm individët për veprimet e tyre të supozuara kriminale dhe jo UÇK”, thuhet në reagim.

“Në fakt, nga ajo që kemi parë në aktakuzën e bërë publike, kjo Prokurori po heton duke e cilësuar UÇK-në si ndërmarrje kriminale. Një cilësim i tillë është ofendues për popullin e Kosovës dhe për më tepër është jashtë mandatit të Dhomave të Specializuara të votuara nga Kuvendi i Kosovës. UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale”, thonë nga Nisma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat