Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së kanë një reagim të ashpër ndaj Nasim Haradinajt

Aktuale

Familja e aktivistit të vrarë të LDK-së kanë një reagim të ashpër ndaj Nasim Haradinajt

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:03
Nasim Haradinaj

Një profil në rrjetin social ‘Facebook’ me emrin e Haki Imerit që besohet se menaxhohet nga familjarë të të ndjerit, ka reaguar pas arrestimit të Nasim Haradinajt.

Në këtë shkrim thuhet se e dënojnë linçimin nga ana e Nasim Haradinajt tw bwrw gjatw ditës në drejtim të gazetarit Vehbi Kajtazi.

Gjithashtu kanë përshëndetur arrestimet e krerëve të OVL UÇK-së, pasi sipas tyre, janë hapa të duhur kundër atyre që po sulmojnë ketë institucion të Kosovës me seli në Hagë.

Tutje, krerët e OVL-së i kanë quajtur dragonj të Hashim Thaçit.

Ja shkrimi:

Image
Haki Imeri

Sot Nasim Haradinaj ka linçuar publikisht gazetarin Vehbi Kajtazi dhe ky linçim ishte një sulm në fjalën e lirë dhe gazetarinë.

Përshëndesim këtë veprim të logjikshëm dhe të ligjshëm te autoriteteve të Gjykatës Speciale e cila më të drejtë ka ndërmarrë hapat e duhur kundër atyre që po sulmojnë ketë institucion të Kosovës me seli në Hagë.

Pra e vërteta është se të dytë këta "drangonjë" të cilët janë "viktima" të Hashim Thaçit duhet të flasin të vërtetën dhe të tregojnë për rrufetë : rrufeja 1 rrufeja 2 rrufeja 3... Skenari i filmit të dobët "rrufeja" po duket të jetë i pashije ...

Drejtësia nuk pengohet, nëse atë e pengoni po tregoni se keni bërë krime, dhe ata që kanë bërë krime do të dënohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat