Miftaraj: Arrestimet janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale, qytetarët të distancohen

Aktuale

Miftaraj: Arrestimet janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale, qytetarët të distancohen

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:57
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me arrestimet e bëra gjatë ditës së sotme nga Gjykata Speciale.

Miftaraj tha se arrestimet janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale dhe mund të lidhen kryesisht me veprën penale pengim në administrimin e drejtësisë.

Ai tha se këto arrestime të japin për të kuptuar se dosjet ne zyret e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.

"Secili qytetar i Kosovës duhet të distancohet nga çdo veprim që pengon punën e kësaj gjykate", deklaroi Miftaraj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Arrestimet sot janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale dhe mund të lidhen kryesisht me veprën penale pengim në administrimin e drejtësisë.

Arrestimet sot poashtu të japin për të kuptuar se dosjet ne zyret e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.

Përndryshe Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe juridiksion të arrestoj askënd nëse nuk lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë lidhur me rastet e Gjykatës Speciale.

Secili qytetar i Kosovës duhet të distancohet nga çdo veprim që pengon punën e kësaj gjykate.

Sikurse, është obligim i Gjykatës Speciale të sqaroj publikun lidhur me rrjedhjen e informatave konfidenciale, të dëshmoj dhe bind publikun lidhur me sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve, përfshirë integritetin e proceseve gjyqësore, dhe respektimit te të drejtave dhe lirive të personave subjekt të procedurave penale.

Gjykata Speciale nuk mundet ti ik përgjegjësisë dhe të mbyllet lidhur me procese kaq të rëndësishme për publikun.

Transparenca dhe llogaridhënia e Gjykatës Speciale duhet të jetë baza e punës dhe përformancës së saj.

Sikurse, Komisioneri për të drejtat dhe liritë e njeriut të Këshillit të Bashkimit Evropian duhet të aktivizohet dhe të kërkoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në këtë gjykatë, me theks të veçantë sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat