Qeriqi: EULEX bëri spektakël në zyrat e OVL-së, ka tendencë që ish luftëtarët të frikësohen

Aktuale

Qeriqi: EULEX bëri spektakël në zyrat e OVL-së, ka tendencë që ish luftëtarët të frikësohen

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:27
Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, ka thënë se është e papranueshme ajo çfarë ka ndodhur sot në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

“Pamë spektakël të zyrtarëve të EULEX. Këtë e shoh si tendencë për t’i frikësuar ish luftëtarët për mospublikimin e dosjeve. Po vërehet se kjo gjykatë nuk ka dokumente që mund t’i gjykojë luftëtarët e UCK-së”, është shprehur Qeriqi.

“Është i papranueshëm arrestimi i G dhe H për arsye se duart e tyre i kanë sjell ato dosje. Kanë bërë spektakle të ndryshme nga formimi i kësaj gjykate, nga raporti i Dick Marty që ka qenë shpifje”.

“Nuk jam marrë me dosjet, janë marrë Hysni Gucati dhe kryesia e OVL. Këto dokumente ka mundësi që kanë rrjedh para një muaji dhe dora e fundit që i kanë pranuar janë veteranët. Ato kanë ardh dorë pas dorë dhe dora e fundit kanë qenë veteranët. Këto dosje janë në duart e njerëzve para se të vinë në duart e njerëzve. Jam habitur kur kam parë se janë sjell ato dosje. Nuk kam besuar se nga një gjykatë tepër profesionale të rrjedhin ato dosje”.

Qeriqi ka thënë se do të shikojnë se cilët do të jenë hapat që do të ndërmirren nga organizatat e dala nga lufta e fundit.

“Nuk pajtohemi më këto veprime të zyrtarëve të EULEX. Kemi policinë që mund t’i kryej arrestimet, bastisjet… i kemi institucionet tona”.

Gjykata Speciale sot ka bërë dy arrestime; Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe më pastaj nënkryetarin Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat