Haxhi Shala: Hoti po bën punë të mirë, por t’i marr seriozisht vërejtjet që ia kemi dhënë

Aktuale

Haxhi Shala: Hoti po bën punë të mirë, por t’i marr seriozisht vërejtjet që ia kemi dhënë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:10
Haxhi Shala

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala ishte i ftuari i radhës në emisionin “n’kuvend” ku ka folur rreth Qeverisë Hoti, e ka dhënë detaje nga akomodimi i tij në parti.

Ai tha se kryeministri Avdullah Hoti është duke bërë punë të mirë, por duhet t’i marrë me seriozisht vërejtjet që ia kemi dhënë.

“Janë duke u bërë punë të mira, në arenën ndërkombëtarë po ecë mirë. Vërejtjet që ia kemi dhënë duhet t’i merr me seriozisht”.

Haxhi Shala tha se nuk është i kënaqur sa i përket çështjeve nacionale, ku kërkon nga Hoti që t’i respektojë ato.

“Shtëpia e Bardhë i hapi dyert për neve, duhet ta shfrytëzojmë këtë gjë”

Deputeti i AAK-së foli edhe rreth akomodimit në parti, ku bën me dije se me familjen Haradinaj njihet qysh herët, ku thotë se e kalon mirë.

“Me familjen Haradinaj njihemi herët, edhe para luftës edhe gjatë luftës. Është e njejta frymë”.

“Kaloj mirë, punën e terenit e bëjë mirë, ndërsa respektin nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj e kam pas edhe kur nuk isha aty”.

Shala është i ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar, ndërsa më 7 tetor do të udhëtoj për në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat