Lidhur me arrestimet nga EULEX-i, reagon ashpër njeriu i afërt i Nasim Haradinajt

Aktuale

Lidhur me arrestimet nga EULEX-i, reagon ashpër njeriu i afërt i Nasim Haradinajt

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku arrestimet nga EULEX-i i ka quajtur spektakle e skandale/

Klinaku kërkon që shteti i Kosovës duhet të reflektojë thellë.

Postimi i plotë:

Dje:

Policë të armatosur rëndë e me maska e arrestuan Salih Mustafën – Calin, i cili para disa muajve u ftua nga gjykata dhe i disciplinuar iu përgjigj ftesës dhe u intervistua në mënyrë të civilizuar!

Sot:

Dhjetra policë të armatosur rëndë e me maska hynë në zyrat e OVL të UÇK-së, të cilat gjenden në qendër të qytetit, dhe bastisën e arrestuan në mënyrë spektakulare Kryetarin dhe anëtarin e Kryesisë, të cilët legalisht, gati për çdo ditë, mbajnë konferenca për media dhe nuk fshihen e nuk ikin nga askush!

Të dyja këto spektakle e skandale!
Sheteti i Kosovës duhet të reflektojë thellë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat