Vazhdon intervistimi i Nasim Haradinaj, në EULEX hynë një autoambulancë

Aktuale

Vazhdon intervistimi i Nasim Haradinaj, në EULEX hynë një autoambulancë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:38
EULEX

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar gjatë ditë së sotme nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku është duke u vazhduar të intervistohet për gati 3 orë.

Ai para arrestimit kishte refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.

“Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”.

Në selinë e EULEX-it janë shkuar edhe pjesëtarët të cilët bastisën zyret e OVL UÇK-së. Po ashtu aty është parë se ka shkuar edhe një autoambulancë.

Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat