Pas masave të rejave anti-Covid, Hoti vjen me një mesazh për qytetarët

Aktuale

Pas masave të rejave anti-Covid, Hoti vjen me një mesazh për qytetarët

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:54
Avdullah Hoti

Pasi qeveria ka marrë vendimin për masat e reja anti-covid, ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

"Trajektorja e të infektuarve me virusin #COVID19 po bie vazhdimisht në Kosovë, falë masave të marra dhe zbatimit të tyre. Sot, i kemi rishikuar masat për parandalim për t'ju mbajtur juve të sigurt - por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju.

Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë së Kosovës, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ekspertëve, kemi marrë vendim për masa të reja për parandalim të përhapjes së COVID-19.", ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

#mosushliro

Të dashur qytetarë,

Derisa numri i rasteve me #COVID19 ? vazhdon të bie, ne po punojmë më shumë se kurrë për të siguruar që do të kemi qasje në një vaksinë të sigurt dhe efektive. Ne po ashtu, jemi duke e bërë maksimumin në parandalimin e përhapjes së virusit dhe jemi duke bërë progres.

Trajektorja e të infektuarve me virusin #COVID19 po bie vazhdimisht në Kosovë, falë masave të marra dhe zbatimit të tyre. Sot, i kemi rishikuar masat për parandalim për t'ju mbajtur juve të sigurt - por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju.

Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë së Kosovës, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ekspertëve, kemi marrë vendim për masa të reja për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Më lejoni që të ju bëjë thirrje edhe një herë, që t’i respektojmë masat në përpikëri, duke e vendosur maskën gjatë gjithë kohës, duke mbajtur higjienën personale dhe duke e ruajtur distancën.

? #vendosemasken #mbajedistancen #mbajehigjienen

Ju ftoj ta klikoni këtë link, për t’i parë në detaje masat e reja:

https://kryeministri-ks.net/qeveria-aprovon-masa-te-reja-p…/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat