Ramadani: Mos shisni mend, themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i pashmangshëm

Aktuale

Ramadani: Mos shisni mend, themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i pashmangshëm

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:55
Shkodran Ramadani

Pas arrestimeve të sotme, nga Gjykata Speciale ka pasur shumë reagime ndaj personave që kanë votuar për themelimin e kësaj gjykate.

Për këtë temë, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani i cili tha se krijimi i një tribunali të tillë ka qenë i pashmagshëm. Andaj, ai kërkoi që të lihen anash moralizimet.

"Kjo gjykatë nuk u kriju si shprehje e deshirës tonë për me u gjyku për luftë. Ka qenë imponim që nuk ka pasë alternative. Ka qenë një situatë për të cilën anglezët do të thonin: "zgjedh helmin"", deklaroi Ramadani, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Shume njerez sot moralizojne tu thane se "A ju kemi thane mos me votu Gjykaten?!"

Do po marohen kishe nuk pe dijne qe krijimi i nje tribunali per UÇK-ne ka qene i pashmangshem. E do tjere prej injorances e prej paditurise te shesin mend.

E para, ShBA-ja ka deklaru zyrtarisht se nese Gjykata nuk votohet ne Kuvend, ka mu ndjeke rruga e Keshillit te Sigurimit per themelimin e saj. Ky variant kish me qene shume ma i keq sepse personeli i gjykatesve dhe prokuroreve kish me u perba edhe prej ruseve e kinezeve. Ne Keshill te Sigurimit eshte formu edhe Tribunali Special per Libanin, Gjykata e Hages, Gjykata per Ruande e keshtu me radhe.

Pse nuk kish me u formu edhe per UÇK-ne, nese paralajmerimet per te jane te qarta?

Pra Kosova do te anashkalohej teresisht dhe politikisht do te pesonim debakel. Kish me qene skenar teper i rande per neve.

E dyta, prej jashte u ushtru trysni e madhe me formu gjykaten se perndryshe Kosova kish me mbete pa mbeshtetje nderkombetare. Ky ka qene kusht i krejt shteteve mike te Kosoves. Ose e votojme, ose mbesim te izolum e te vetmum ne nje bote shume te vrazhde e me zhvillime pertej takatit tone.

Leni moralizimet!

Kjo gjykate nuk u kriju si shprehje e deshires tone per me u gjyku per lufte. Ka qene imponim qe nuk ka pase alternative. Ka qene nje situate per te cilen anglezet do te thonin: "zgjedh helmin!"

E na kemi zgjedhe te keqen me te vogel. Kjo gjykate nuk eshte aspak e mire, por kemi shmange hetimet dhe akuzat e prokuroreve ruse dhe seancat gjyqesore te gjykatesve kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat