Ja kur merret vendimi për Gucatin e Haradinajn

Aktuale

Ja kur merret vendimi për Gucatin e Haradinajn

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:20
Nasim Haradinaj duke u arrestuar nga EULEX

Neni 41 “paraburgimi”, i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në pikën 3 parasheh arrestimet pa urdhër të Dhomave të Specializuara.

“3. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër nga Dhomat e specializuara duhet që brenda dyzet e tetë (48) orëve të sillet personalisht para ndonjë gjyqtari të Dhomave të specializuara, i cili vendosë lidhur me paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga momenti kur i ndaluari sillet para gjykatës”, thuhet në ligj.

Në nenin 10 të këtij ligji thuhet se “në kohën kur aktgjykimi të merr formën e prerë ose deri në lirimin nga paraburgimi, me kalimin e dy (2) muajve pas aktvendimit të fundit për paraburgim, gjyqtari i procedurës paraprake ose trupi gjykues i informuar për rastin shqyrton nëse ekzistojnë ende arsyet për paraburgim dhe nxjerrin aktvendim për lirimin apo ndërprerjen e paraburgimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka arrestuar Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas avokatit të tyre, Tomë Gashi, ata janë arrestuar në lidhje me disa dokumente që i janë dorëzuar në formë anonime kësaj organizate, e që pretendohet se kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat