Veliu mirënjohje për Policinë e Kosovës, kaq para ndanë për pjesëtarët e saj

Aktuale

Veliu mirënjohje për Policinë e Kosovës, kaq para ndanë për pjesëtarët e saj

Nga: A.Morina Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:20
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendëshme, Agim Veliu ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët gjatë kohës së pandemisë kanë punuar me orar të zgjatur.

Veliu tha se ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri.

"Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19", deklaroi Veliu, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës.

Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat