Ish-këshilltari i Kurtit pas arrestimit të Haradinajt e Gucatit: EULEX ua nxori ç’kanë ngrënë nga hundët

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit pas arrestimit të Haradinajt e Gucatit: EULEX ua nxori ç’kanë ngrënë nga hundët

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:41
Thaçi, Gucati

Edhe ish-këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, ka reaguar pas arrestimeve të krerevë të OVL-UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, se i bindi për formimin e Gjykatës Speciale.

Hoxha ka thënë se EULEX nuk e njeh as pavarësinë dhe as luftën. Ai ka kujtuar kohën kur arrestoheshin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se të tjerët pinin verë e bënin qejf.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Komandanti që nuk udhëhiqet prej dëshmorëve, ndërton ushtri veteranësh. Komandanti që e shpie ushtarin në gjykim të huaj, mos të habitet kur të mbetet pa ushtri.

I bindi Hasha se duhej gjykata e specializuar në gjykimin e lavdisë. E dëgjuan Hashën dhe ndërtuan mbi historinë politike të dëshmorit rehatinë e tyre biologjike. E mpakën fuqinë e dëshmorit me numër veteranësh. E mbuluan guximin e dëshmorit me korruptimin e institucioneve. E shitën nga pak subjektin e Kosovës për ta zgjatur mënynë e vakteve të tyre. Por nuk ka gjykatë më speciale se gjaku i dëshmorëve. Do t'ju hyjë në gotë të verës.

EULEX-i nuk të njeh as pavarësinë e as Luftën. E sot për ëmbëlsirë ta nxjerr gjithë ç'ke ngrënë nga hundët. Të fyen. Por kur fyente me arrestime aktivistët e Vetëvendosjes, ju pinit verën të bindur se do të jetonit në qejf më gjatë se përjetësia e dëshmorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat