Nervozohet Kraki, vjen me akuza të rënda: Idiota, e çuat edhe Amerikën në Serbi!

Aktuale

Nervozohet Kraki, vjen me akuza të rënda: Idiota, e çuat edhe Amerikën në Serbi!

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:52
Nezir Kraki

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, ka reaguar ashpër për situatën politike në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook, ka akuzuar skenën politike se po propagandojnë “qorrazi” se Kosova po fiton dhe po forcohet.

Kraki ka numëruar edhe dëmet që ata i kanë shkaktuar Kosovës.

“Si mbyllje të ciklit zhbërës, edhe Amerikën n’Serbi e çuan, idiotat”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

Pavarësinë e pezulluan,

Luftën e ndoten,

Heronjtë i tradhtuan,

Trimat i dorëzuan n’Gjykata,

Pasurinë na vodhën,

Ëndrrat na i dhunuan,

Aleatet na i humben,

Kosovën e izoluan, e zbrazen...
e serbizuan,

Dhe si mbyllje të ciklit zhbërës, edhe Amerikën n’Serbi e çuan, idiotat.

Tash gjithë ditën bërtasin e propagandojnë qorrazi kinse Kosova po fiton dhe po forcohet. Janë aktivizuar me argatë e me servila në fejsbuka e emisione me na tregu përrallat grenelliane të një cirku turistik qe injorantet e shohin si diplomaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat