Arrestimet nga Specialja – Krasniqi thotë se Kosova nuk është shtet sovran

Aktuale

Arrestimet nga Specialja – Krasniqi thotë se Kosova nuk është shtet sovran

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 23:58
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se sot ishte ditë e rëndë për Kosovën, pas arrestimeve nga Gjykata Speciale, të disa prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi thotë se nuk po e kupton pse njerëzit nuk po e kuptojnë që Kosova është nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe nuk është shtet sovran.

Tutje, ai shton se rezulati: tejzgjatja e krizës, destabilizimi, konfrontimi me ndërkombëtarët.

Shkrimi i plotë nga Krasniqi:

Ditë shumë e rëndë ishte sot në Kosovë. Bastisjet dhe arrestimet e drejtuesve të OVL të UÇK ishin brutale. Nuk arrij ta kuptoj pasionin e prezencës ndërkombëtare, për të na poshtëruar, që po zgjatë tash 20 vjet.

Por nuk arrij ta kuptoj as pse njerëzit tanë nuk po e kuptojnë që jemi nën mbikëqyrje ndërkombëtare e nuk jemi shtet sovran.

Po ta kuptonin, do të ishin më të kujdesshëm në veprime. Rezulati: tejzgjatja e krizës, destabilizimi, konfrontimi me ndërkombëtarët. Bash ashtu si dëshiron Serbia.

Në Memorandumin 2, planifikohet destabilizimi permanent i Kosovës (krahas BeH dhe Kroacisë.) Fatkeqësisht, po u realizohet plani. Ndërkombëtarët po u ndihmojnë, ne po u hyjmë në skemë. Trishtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat