Ambasadori i Izraelit flet për njohjen e Kosovës, këtë deklaratë e ka për Serbinë

Aktuale

 Ambasadori i Izraelit flet për njohjen e Kosovës, këtë deklaratë e ka për Serbinë

Nga: F. B. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 07:52
Jahel Vilan

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka thënë se “ Izraeli teknikisht ende nuk e ja njohur Kosovën, por ajo është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit dhe beson se kjo nuk do të ndikoj në raportet e fuqishme të Serbisë dhe Izraelit”, në një intervistë për emisionin “Ekskluzivisht” për RTS, transmeton “Bota Sot”.

Ambasadori izraelit Jahel Vilan është shprehur se "askush nuk mund të kuptoj këtë më mirë se ne". 

"Këtu është ndjeshmëria e popullit serb, Serbisë, qeverisë dhe kombit ndaj Kosovës. Me të vërtetë unë plotësisht kuptoj të gjithë atë që thuhet në aspekt të vendimit tonë” tha Vilan.

Për këtë është me rëndësi, si shprehet Vilan, që të shfrytëzoj rastin që të sqaroj këtë, sepse shihet se ende ka shenja të pikëpyetjes rreth veprimit të Izraelit.

"E vërteta është se teknikisht ende nuk jemi atje, por deklarata e kryetarit të qeverisë, ministrit tonë të punëve të jashtme janë fakte jetësore. Ne njohim Kosovën , kjo është pjesë e pakos amerikane të masave, të ulen në tavolinë edhe Serbia edhe Kosova, e unë do të bëjë çdo gjë që mundem së bashku me presidentin dhe udhëheqjen e Serbisë, të zviloj ndikimin e këtij vendimi në raportet mes Serbisë dhe Izraelit", ka thënë ambasadori.

Vilan theksoi edhe se është i sigurt se të dy vendet do të gjejnë mënyra për të avancuar përpara raportet e ndërsjella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat