“Gjykata Speciale kurrë nuk besoj që ka ardhë prej Beogradi”, deklarata e Kadri Veselit para votimit të Speciales, ku mbeti sot?

Aktuale

“Gjykata Speciale kurrë nuk besoj që ka ardhë prej Beogradi”, deklarata e Kadri Veselit para votimit të Speciales, ku mbeti sot?

Nga: N.Sh Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:47
Kadri Veseli

Gjykata Speciale ka filluar arrestimet e para për eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të enjten nga Specialja u arrestua Sali Mustafa ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA.

Ndërsa, policia e EULEX-it, vazhdoi arrestimin edhe të dy personave të tjerë gjatë ditës së premte.

Ishte kryetari i veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari i tyre Nasim Haradinaj të cilët u arrestuan.

Pas këtyre arrestimeve nuk kemi pasur asnjë reagim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Veseli, në ditën kur u votua Specialja kishte thënë se nuk e beson që Gjykata Speciale ka ardhë prej Beogradit.

Këtë deklaratë Veseli e kishte bërë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku i kishte ftuar deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese që kishin të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale kurrë nuk besoj që ka ardhë prej Beogradi”, tha Veseli.

“Do ta votojmë se është në të mirën e vendit tonë”, u shpreh ai.

Kadri Veseli kishte votuar pro krijimit të Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e supozuara të kryera nga UCK-ja, gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat