Edhe sot po vazhdojnë reagimet ndaj aksionit të djeshëm të EULEX-it, gjatë së cilit u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela reagoi duke e quajtur hipokrizi vendosjen e emblemës së UÇK-së pas arrestimeve të kryera nga Gjykata Speciale.
"Hipokrizi është sot me vendos emblemen e UÇK-së në profil pas arrestimeve nga Gjykata e Specializuar, ndërsa në zgjedhje rregullisht ke votuar partitë/deputetët që e kanë mbështetur krijimin e saj", u shpreh Vela, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Hipokrizi është sot me vendos emblemen e UÇK-së në profil pas arrestimeve nga Gjykata e Specializuar, ndërsa në zgjedhje rregullisht ke votuar partitë/deputetët që e kanë mbështetur krijimin e saj.