Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, reagon ish-deputeti që kishte votuar për Gjykatën Speciale – ja si e quan veprimin e Speciales

Aktuale

Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt, reagon ish-deputeti që kishte votuar për Gjykatën Speciale – ja si e quan veprimin e Speciales

Nga: N. H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se arrestimet spektakolare dëmtojnë pozicionin e Kosovës në secilin proces.

Sipas Kelmendit, veprime të tilla sikur këto që po ndodhin janë të panevojshme nga ana e kësaj gjykate.

Ja shkrimi i tij:

Arrestimet spektakolare dëmtojnë pozicionin e Kosovës në secilin proces

Gjykata Ndërkombëtare është formuar dhe ka filluar të veprojë!

Unë si Deputet i kohës, e kam votuar Gjykatën Speciale, andaj edhe po e them se veprime të tilla sikur këto që po ndodhin janë të panevojshme nga ana e Speciales.

- Janë përgjigjur vullnetarisht të gjithë të ftuarit!
- Janë përgjigjur edhe ish-bartësit e institucioneve.
- Janë përgjigjur edhe bartësit aktual të institucioneve dhe partive politike.
- Me këtë po tregohet se bashkëpunimi me këtë Gjykatë është në nivel.
Kanë filluar edhe aktakuzat e para, kanë filluar edhe arrestimet e para nga pjesëtarët e Eulexit.

- Nuk duhet bërë arrestimi pa prezencën e Policisë së Kosovës sepse përndryshe rjedhat bëhen spektakolare dhe lënë përshtypje se Policia e Kosovës nuk është bashkëpunuese (është e padrejtë të paraqiten).

- Të arrestuarit janë të akuzuar për vepra të pretenduara para 20 viteve. Pra ku vepra pretendohet se janë kryer në moshat 20 deri 25 vjeç dhe në kohën e dhunës sistematike serbe dhe ndimësit e tyre të ndryshëm- spiunët (njerëzit të cilët kanë sajuar pretendime nga të gjitha palët dhe llojet e bashkësive nacionale).

- Por ne, qytetarët e Kosovës duhet kuptuar se Kosova është e pavarur për të Qeverisur drejt dhe në kuadër të ligjeve vendore e ndërkombëtare, për të qeverisur me të gjithë qytetarët pa dallime dhe në tërë territorin e saj.

- Kosova është ende nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare është vendimtare për secalin vendim / por lejojnë që të vëzhgohemi tërthorazi.

- Andaj, Institucionet duhet të jenë bashkëpunuese me bashkësinë Ndërkombetare, sidomos edhe në rastin e negociatave me Serbinë
- Institucionet në asnjë rrethanë nukë duhet tërhequr nga negociatat edhe nëse janë të pa-pëlqyera, por mendojë se institucionet duhet shtuar kërkesat për të drejtat e organizimit politik të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës për ti balancuar kërkesat politik dhe ekonomike.

- Institucionet duhet kërkuar hapësira për zona ekonomike të Kosovës, lehtësira për shtrirje të rrjeteve tregtare në Qytetet e Luginës, Pazar të ri e pastaj edhe në Beograd. Duhet krijuar lehtësira fiskale për produktet bujqësore (duke i liruar nga taksa 29% Peleman). Me këtë arrijmë balansimin e kërkesave ekonomike.

- Institucionet me kërkesat e shtuara balancojnë kërkesat dhe mundësitë për tu paraqitur jo-bashkëpunues me Bashkësinë Ndërkombëtare. Andaj, shpresojë që Institucionet do bazohen në Historikun shqiptarë të kohërave.

Mos të harrojmë, kundërshtimet që kemi bërë ndaj kërkesave Amerikane në vazhdimësi me mendim të drejtë do na kushtojnë e nëse vazhdojmë të tregohemi edhe më tutje jo-bashkëpunues, kostoja do jetë e madhe.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat