Zbulohen informacione për paraburgimin, ja ku ndodhet ish-shefi i SHIK-ut për Prishtinë

Aktuale

Zbulohen informacione për paraburgimin, ja ku ndodhet ish-shefi i SHIK-ut për Prishtinë

Nga: N. H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:53
Salih Mustafa

Pas arrestimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Salih Mustafa u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Por, ku ndodhet objekti i paraburgimit i Dhomave të Specializuara të Kosovës?

Gazeta “Bota sot” mëson se objekti i paraburgimit ndodhet në kompleksin e burgut PI Haaglanden në Hagë.

Image
PI Haaglanden në Hagë

Ky objekt drejtohet dhe administrohet nga Njësia e Paraburgimit nën kompetencat e Administratorit të Dhomave të Specializuara.

Siç mëson gazeta, rregulloret e këtij paraburgimi janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe standardet e pranuara botërisht për trajtimin e personave të cilëve u hiqet liria. Ato veçanërisht mbështeten në Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të Paraburgosurve (‘Rregullorja Mandela’) dhe në Rregulloren Evropiane të Burgimit.

Rregulloret në lidhje me funksionimin e objektit të paraburgimit, përfshirë Rregulloren e Paraburgimit, mund t’i gjeni këtu. Ato veçanërisht mbështeten në Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e Të Paraburgosurve (‘Rregullorja Mandela’) dhe në Rregulloren Evropiane të Burgimit.

Rregullorja e Paraburgimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës është hartuar në këshillim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (‘KNKK’). KNKK-ja kryen inspektim dhe monitorim të objektit të paraburgimit. Kjo do të thotë se KNKK-ja mund të kryejë rregullisht vizita të palajmëruara dhe të pavarura të objektit të paraburgimit për këqyrjen e kushteve të paraburgimit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, të së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara për trajtimin e të paraburgosurve. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat