​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Aktuale

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:04
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj - Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e saj nga Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Hilton Straker, të cilin e ka informuar për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues.

“Në margjinat e sesionit të 75-të të UNGA, mbajta një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker.

Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët. Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, ka deklaruar ministrja Haradinaj Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat