​Thaçi kujton masakrën ndaj familjes Deliu

Aktuale

​Thaçi kujton masakrën ndaj familjes Deliu

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 15:23
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Epërme.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar.

“Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm”, ka thënë ndër të tjera presidenti Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat