Familja Imeri: Ja kush do ta pësojë më keq se Gucati e Haradinaj

Aktuale

Familja Imeri: Ja kush do ta pësojë më keq se Gucati e Haradinaj

Nga: A.Zh Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:04
Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga pjesëtarët e EULEX-it.

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar sërish për arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ata kanë thënë se Gucati e Haradinaj duhet ta kenë të qartë se lufta speciale dhe sulmet e orkestruara kundër drejtësisë nuk do të tolerohet nga Gjykata Speciale, përcjell Bota sot.

Familja Imeri ka paralajmëruar se më keq se Gucati e Haradinaj, do të pësojnë edhe të tjerët që dalin kundër SHBA-së dhe BE-së.

Reagimi i tyre në Facebook:

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj duhet ta kenë të qartë se lufta speciale dhe sulmet e orkestruara kundër drejtësisë nuk do të tolerohet nga Gjykata Speciale dhe mekanizma tjerë ndërkombëtar..

Edhe të tjerët si këta, e mos më keq do ta përqafojnë të njëjtin fat poqëse drejtojnë thikat/tytat/ kundër SHBA dhe BE (Gjykatës Speciale)

Gjykata Speciale do t'i ndjekë edhe ata që qëndrojnë në prapavijën e këtij skenari të errët. Kërcënimi ndaj autoriteteve të Hagës nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë.

Ata që pengojnë drejtësinë dhe zbardhjen e krimeve si duket kanë arsyet e veta personale kriminale që për të saten herë të rivrasin viktimat.

Kësaj radhe do të kemi gjykime, do të dënohen kriminelët e të gjitha niveleve dhe drejtësia e shmangur dhe e penguar për dy dekada më në fund do të triumfojë.

Rroftë SHBA dhe BE-ja

Rroftë Gjykata Speciale

p.s

Të akuzuarit duhet të jenë të sinqertë dhe saberli, duhet ta kuptojnë një gjë: ne familjarët e viktimave patëm durim për dy dekada ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat