Abrashi takohet me ekipin e DFC-së, flasin për zhvillim ekonomik

Aktuale

Abrashi takohet me ekipin e DFC-së, flasin për zhvillim ekonomik

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, së bashku me Blerim Kuçin kanë takuar ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC) me të cilët kanë folur për projektet infrastrukturore, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Abrashi e ka quajtur këtë takim si produktiv ku është diskutuar për projekte të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Takime produktive për projekte të rëndësishme

Projekte infrastrukturore, që do ta integrojnë Kosovën më mirë, që do të zhvillojnë ekonominë dhe hapin vende të reja të punës ishin temat që diskutuam me ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC).

Bashkë me ministrin, Blerim Kuçi, takuam ekipin e DFC, Caleb McCarry, John Jovanovic dhe Brian Martalus, që tregaun përkushtim për të siguruar financa për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në Kosovë dhe për ta ndihmuar edhe sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat