Lajm i mirë: Edhe ky shtet heq karantinën për Kosovën

Aktuale

Lajm i mirë: Edhe ky shtet heq karantinën për Kosovën

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Përveç shtetit të Zvicrës që ka larguar Kosovën nga lista e zezë për numrin e madh të infektuarve me koronavirus, edhe një shtet tjetër ka vepruar njësoj.

Qeveria e Austrisë sot ka marrë vendim që Kosova dhe San Marino të mos cilësohen më si vende me rrezikshmëri të lartë për COVID19.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Austrisë kishte vendosur karatinë 14 ditore për udhëtarët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ose ta tregojnë testin se janë negativë për koronavirus.

Masat do të vlejnë edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat