Nexhmedin Spahiu i reagon deputetit të LDK-së: Turp! Haram të qoftë buka e Kosovës

Aktuale

Nexhmedin Spahiu i reagon deputetit të LDK-së: Turp! Haram të qoftë buka e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:21
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Frashër Demajn, për skandalin me tekstet e historisë.

Ai ka akuzuar Demajn që ishte në Komisionin për hartimin e historisë së Ballkanit, i cili sipas tij, ka nxjerr të meta dhe mungesa fatale.

Spahiu ka thënë se aty ku prezantohen flamujt kombëtarë të Ballkanit, mungon flamuri i Kosovës, përcjell Bota sot.

“Turp. Haram i qoftë buka e Kosovës”, ka shkruar Spahiu në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kur brenda bënë skifterin e jashtë pulën e kamionit.

Frasher Demaj - deputet, profesor, akademik, autor tekstesh me 5-6 mijë € rroga mujore nga buxheti i Kosovës, paskësh qenë në komisionin ballkanin për hartimin e historisë së Ballkanit, përveç të metave të shumta që i ka nxjerrë në pah Shkelzen Gashi, ku injorohet Skënderbeu (për të cilin këtu brenda t'i nxjerrë sytë) etj.

Ka mungesën fatale: aty ku prezantohen flamujt kombëtarë të Ballkanit, mungon flamuri i Kosovës.

Turp. Haram i qoftë buka e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat