Tha se shqiptarët do të nxisin një 17 mars të ri, diplomati holandez i reagon ashpër Vuçiqit

Aktuale

Tha se shqiptarët do të nxisin një 17 mars të ri, diplomati holandez i reagon ashpër Vuçiqit

Nga: A.Zh Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shqiptarët po duan të nxisin një 17 mars të ri dhe të dëbojnë 95 mijë serbë nga Kosova.

Ai ka thënë se çështja e Asociacionit është “kryer” në vitin 2013, teksa ka akuzuar palën e Kosovës se nuk ka përmbushur detyrimet e saj.

“Do të nxisin një 17 mars të ri, të dëbojnë 95 mijë serbë dhe të përfundojnë punën”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, përcjell Bota sot.

Bosch këtë deklaratë, e ka quajtur “kërcënim”, duke thënë se të njëjtën e kishte pohuar edhe Millosheviq në vitin 1989.

“A nuk ishte kjo ajo që tha Millosheviq në 89 për të marrë Kosovën? Një kërcënim total nga serbët lokalë ndaj shumicës shqiptare nga ish-ministri i propagandës”, ka thënë diplomati holandez.

Sipas tij, ky lajm ngjallë tensione.

“Shumë i rrezikshëm ky lajm i rremë, duke ngjallur tensione. Shikoni se ku e solli në vitet nëntëdhjetë”, ka shkruar Robert Bosch në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat