Pas shkrimit për Jakup Krasniqin, shahet rëndë analisti i njohur

Aktuale

Pas shkrimit për Jakup Krasniqin, shahet rëndë analisti i njohur

Nga: N. H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:00
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj gjatë arrestimit

Analisti politik Nexhat Haziri, është kërcënuar nga një person pasi që i njëjti kishte komentuar një deklaratë të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, lidhur me arrestimet nga Gjykata Speciale.

Haziri ka treguar se ky person nuk është hera e parë që i dërgon mesazhe kërcënuese. Bëhet fjalë për Feriz Krasniqin, ish-komandant i UÇK-së.

Një të tillë Haziri thotë se e kishte marrë, pikërisht nga ky person edhe në muajin shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se analisti Nexhat Haziri, në një përgjigje ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka thënë se nuk është burrni t’u dilet në mbrojtje vrasësve të Ahmet Krasniqit, Behajdin Allaqit, Enver Malokut, Ismail Berbatovcit, Haki Imerit, Xhemjal Mustafës, komandant Drinit, etj.

Image

Ja edhe njëherë shkrimi i Hazirit:

Jakup Krasniqi: Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi...

-Jakup, ju t'lig ishit n'mal, e t'lig u zhdjergt n'shpi. Allahile çfarë burrnie është me mbrojtë vrasësin, përdhunuesin, zullumqarin në burgjet e UÇK-së, ku janë rrehë e maltretue deri në vdekje njerëz që faji i i vetëm i tyre o kanë pse kanë kenë aktivistë të LDK-së.

Qyshe burrë po thue se është nerë e burrni me iu dal në mbrojte vraseve të kol. Ahmet Krasniqit, Behajdin Allaqit, Enver Malokut, Ismail Berbatovcit, Haki Imerit, Kom. Drinit, Xhemjal Mustafes, Shefki Popoves, Shaban Manajt, Ismet Rracit,Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, etj etj.

Cili nga këta, që ka edhe shumë të tjerë që nuk t’i përmenda, koka kanë tradhtar e vrasja e tyre paska qenë burrni. Heu Jakup bre, mashkulli i keq nuk bëhet kurrë burrë, i lig metët, e lig në shpi e në mal (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat