Ish-mjeku i UÇK-së i ashpër për situatën e krijuar nga Specialja: Të gjithë të papjekur, si kungujt

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së i ashpër për situatën e krijuar nga Specialja: Të gjithë të papjekur, si kungujt

Nga: M.H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:35
Foto nga arrestimi i djeshëm i pjesëtarëve të UÇK-së

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që po ndodhin për pjesëtarët e UÇK-së.

Loshi thotë që është për keqardhje këto situata të cilat janë krijuar nga Specialja, nga udhëheqësit e OVL-së, nga sjelljet e qeverisë dhe sjelljen e liderëve politik karshi zhvillimeve,

Loshi më tej thotë që askush nuk mori guxim ta gjykonte spektaklin e OVL-së me dosjet pasi ky veprim tashmë po kushton, transmeton “Bota sot”.

Të gjithë të pa pjekur, si kungujt, I quan më tej Loshi.

Postimi i plotë

Situata e krijuar me dëshmitarët e Gjykatës Speciale, për keqardhje!

Situata me udhëheqësit e OVL-së, po ashtu, për keqardhje.

Situata me sjelljen e qeverisë ndaj ngjarjeve të fundit, për keqardhje.

Situata me sjelljen e liderëve politikë karshi këtyre zhvillimeve, për keqardhje.

Askush nuk u kujtua, apo nuk mori guxim ta gjykonte menjëherë spektaklin e OVL-së me dosjet e Gjykatës Speciale, si një veprim i dëmshëm për procesin gjyqësor, për dëshmitarët, për veteranët dhe për Kosovën.

Të gjithë të pa pjekur, si kungujt!

Kosovë e mjera Kosovë, kush po të prinë e kujt ia ke lëshuar besimin për të tashmen dhe të ardhmen tënde. Një grumbulli idiotësh me kravata në fyt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat