Isa Mustafa tha se për postin e presidentit duhet të flas me VV-në, i japin përgjigje të fortë këta të fundit

Aktuale

Isa Mustafa tha se për postin e presidentit duhet të flas me VV-në, i japin përgjigje të fortë këta të fundit

Nga: D.RR Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:24
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë theksoi se për postin e presidentin duhet të negociojë me Vetëvendosjen dhe PDK-në, pasi pa njërën nuk mund ta zgjedhin presidentin e ri.

E nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, në një postim në Facebook i është përgjigjur deklaratës së Mustafës.

Ajo ka thënë se Vetëvendosja nuk përfshihet në këto pazare dhe ka theksuar se pa VV-në nuk mund të zgjidhet fare presidenti.

Madje, ajo në fund ka paralajmëruar se po shkojmë në zgjedhje.

Postimi i saj i plotë:

Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së.

E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare.

#Zgjedhje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat