Tomë Gashi publikon pamje nga arrestimet e djeshme, flet për gjendjen e fundit të Gucatit dhe Haradinajt

Aktuale

Tomë Gashi publikon pamje nga arrestimet e djeshme, flet për gjendjen e fundit të Gucatit dhe Haradinajt

Nga: M.H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:32
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka shkruar në lidhje me paraburgimin e Gucatit dhe Haradianjt.

Gashi ka thënë që të dy do të kthehen edhe më të fortë sepse janë arrestuar duke mbrojtur të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, transmeton “Bota sot”.

Avokati thotë që Gucati dhe Haradinaj nuk I frikësohen asnjë sacrifice personale për të mbrojtur të drejtat e UÇK-së.

Postimi i plotë

Dje ishte kështu! Sot janë në Hagë Kryetari i OVL të UÇK z.Hysni Gucati dhe nënkryetari z. Nasim Haradinaj.

Ata do të kthehen edhe më të fort sepse u arrestuan duke mbrojtur të gjithë pjestëarët e UÇK- së duke mbrojt luftën e drejtë dhe duke qenë haptas kundër Gjykatës Speciale e cila është e dëmshme për Shqiptarët në përgjithësi, për Shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër pjestarëve të UÇK- së.

Z. Hysniu dhe Nasimi nuk i frikësohen asnjë sakrifice personale në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.

Për asnjërin nuk ka as hetime e as aktakuzë për krime lufte.

Deri sa të ketë shqiptar do të ketë rezistenc kundër njollosjes së luftës, lirisë sonë dhe shtetit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat