‘Policia Speciale’, rrëfimi në detaje: Ja çfarë kishte deklaruar Jakup Kastrati për burgosjen e tij gjatë luftës

Aktuale

‘Policia Speciale’, rrëfimi në detaje: Ja çfarë kishte deklaruar Jakup Kastrati për burgosjen e tij gjatë luftës

Nga: P.R Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:50
Jakup Kastrati

Ish udhëheqësit e LDK-së në Malishevë, Jakup Kastrati dhe Cen Desku, në dosjet e publikuara ty Gjykatës Speciale nga OVL e UÇK-së, figurojnë si persona të vrarë, e faktikisht që të dy janë gjallë.

Kohë më parë, Jakup Kastrati kishte rrëfyer në detaje rastin e burgosjes së tij dhe Cen Deskut.

“Në komunikatë i kemi tri shpifje, tri gënjeshtra të tyre, gjoja se kemi propaganduar për dorëzimin e armëve, gjoja se në bashkëpunim me Agim Krasniqin, anëtar i kryesisë së LDK-së në bashkëpunim e kemi formuar Policinë Speciale dhe gjoja se kemi qenë në lidhje me kolaboracionistë, të cilët ditë më parë u ekzekutuan nga UÇK-ja”, kishte thënë kohë më parë Jakup Kastrati.

Kurse, Cen Desku ka reaguar pas publikimit të dosjeve të Speciales, dhe emrit të tij si person i vdekur.

“Un jam i gjallë, ekzistoj dhe do të jem gjatë. Nuk kam njohuri që jam në ato listat që ka OVL e UÇK-së, si kam parë. Jam kërcënuar edhe prej serbëve edhe prej shqiptarëve, por nuk e kam atë hall. Kam dëshmuar edhe në UNMIK edhe në EULEX, e po ashtu edhe në Gjykatën Speciale. Është e incizuar deklarata ime në Dragobil, do të ishte mirë të dëgjohet por nuk kam mundësi ta sigurojë, se ajo sqaron shumë gjëra”, ka treguar Cen Desku, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat